Biznesmeni Gjergj Luca i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për parlamentin shqiptar për të cilin u shpreh se ai bënë ligje dhe n uk ka vend për inflamacion të fjalës, ndërsa theksoi se sharjet dhe fyerjet s’janë gjë tjetër përveçse lojë e tyre politikë.
Sipas tij politikanët janë të pangopur dhe kjo ëhstë për të ardhur keq.

Parlamenti shqiptar është pushteti legjislativ dhe studentët e juridikut e dinë që janë katër pushtete. Unë mendoj se parlamenti shqiptar bënë ligje dhe se fyerjet janë pjesë e lojës politike, por në rast se parlamenti shqiptar ka bërë ligje të mira këtu nuk ka vend për inflacion të fjalës, por ajo vjen si rrjedhojë e ekzekutivit, e gjyqësorit dhe si rrjedhojë e pushtetit të katërt, medias.
Për mua politikanët janë të pangopur, janë gjynaf. Të gjithë analistët dhe gazetarët që i dalin për zot emrit të vetë jam dakord, ndërsa portalet e rëndomta që rrinë në telefona nga mëngjesi deri në darkë dhe shajnë jo Gjergj Lucën për mua është shkatërrim i çdolloj modeli pozitiv për brezin e ri, ky është kriminaliteti i tyre.



