Kievi: Kemi regjistruar 40 mijë krime lufte nga rusët

Kievi: Kemi regjistruar 40 mijë krime lufte nga rusët

Agjencitë ukrainase të zbatimit të ligjit kanë regjistruar deri më tani rreth 40,000 krime lufte të kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Ukrainës, Kateryna Pavlichenko, duke shtuar se armiku shkel të gjitha zakonet e luftës dhe të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kryen dhjetëra mijëra krime lufte.

Në raportin e saj, Pavlichenko përmend krimet kundër lirisë dhe integritetit seksual, për të cilat kanë pasur informacion që në ditët e para të luftës, të cilat policia i ka vëzhguar me kujdes dhe po i verifikon, duke nisur hetimet paraprake.

Sot janë nisur 43 procedime penale për vepra penale disa prej të cilave mund të përmbajnë fakte të ndryshme, episode të ndryshme, disa viktima apo edhe disa kriminelë. Në fakt, është shumë e vështirë të zbulohen shkeljet seksuale, pasi viktimat nuk janë gjithmonë të gatshme të flasin për to. Në fillim të këtij muaji, një raport i OKB-së zbuloi se forcat ruse ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të shkeljeve të të drejtave të njeriut, përfshirë krimet në katër rajone të Ukrainës. Gjatë javëve të para të luftës, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit, i krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut  që po heton krimet e luftës në Ukrainë, dokumentoi këto ngjarje në rajonet e Kievit, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy në në fund të shkurtit dhe në mars 2022, duke zbuluar se forcat ruse bombarduan pa dallim zonat që po përpiqeshin të merrnin dhe sulmuan civilët që po përpiqeshin të arratiseshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy