Shumica prej nesh punojnë gjithë javën dhe presin me padurim pushimin në fund të saj. Por mënyra se si ikalojmë ditët e pushimit tregon shumë për secilin prej nesh. Ja një listë e 10 gjërave që bëjnë njerëzit e pasuksesshëm gjatë ditëve të pushimit.
Ata nuk kanë një plan
Nuk është e nevojshme që të planifikohet çdo minutë e kohës së lirë, por nëse ke një plan të gjërave që do të bësh, kjo të ndihmon t’I çosh ato deri në fund.
Nuk gjejnë kohë për njerëzit e dashur
Nëse gjatë javës, puna ta bën të vështirë t’u përkushtohesh atyre që do, këtë duhet patjetër ta kompensosh në fundjavë.
Lënë teknologjinë t’u marrë kohën
Lini mënjanë telefonin. Mbyllni rrjetet sociale dhe emailin. Fundjava është për jetën reale.
Nuk kënaqen
Edhe pse dalin me miqtë apo bëjnë udhëtimet që kanë planifikuar, nuk kënaqen. Duhet të gjeni mënyrat për t’ia kaluar mirë.
Flenë gjithë kohën
Ndoshta për shkak të pijes së të premtes mbrëma. Por ta kalosh fundjavën në gjumë do të thonë të humbësh shumë prej kohës së lirë dhe të prishësh ciklin e gjumit.
Shpenzojnë pa fund
Nëse gjatë javës kursejnë edhe për shkak të kohës së kufizuar, në fundjavë e lëshojnë dorën shpesh edhe për gjëra që nuk iu duhen.
Nuk reflektojnë
Koha e lirë e fundjavës duhet të shërbejë edhe si një moment pauze dhe reflektimi.
Nuk reshtin së menduari për punën
Hiqni spinën e mendimeve që ju lidhin me punën. Shijoni kohën e lirë, puna është aty sërish të hënën.
Dembelosen dhe pendohen për këtë
Nëse gjatë javës ndiheni të lodhur dhe të mbingarkuar, ndoshta nuk e keni menaxhuar mirë kohën e lirë në fundjavë.
Nuk çlodhen
Në fund të një jave të lodhshme, ajo që duhet të bëjmë është të relaksohemi. Nëse nuk jemi të çlodhur në nisje të javës që pason, atëherë lodhja do të na vërë poshtë që në ditën e parë.



