Vret veten me armë zjarri 42-vjeçari në Dibër

Vret veten me armë zjarri 42-vjeçari në Dibër

Dita e parë e Vitit të Ri ka nisur me një ngjarje të rëndë në Dibër, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Nuk dihen motivet e ngjarjes. Mësohet se i ndjeri ka përdorur një pistoletë, e cila është sekuestruar nga policia.

Në njoftimin e “bluve” thuhet: “Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri. Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy