Thaçi bisedon me komisionerin Hahn në Davos për dialogun me Serbinë dhe vizat

Thaçi bisedon me komisionerin Hahn në Davos për dialogun me Serbinë dhe vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka takuar komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi në një prononcim për RTK, ka thënë se me komisionerin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, me komisionerin Hahn ka biseduar për mundësinë e gjetjes së lehtësirave për liberalizimin e vizave.

"Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Bruskelit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisioneri Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.

Më Tutje ai ka thënë se një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun do të mund të ndodhë të javët e ardhshme.

Presidenti Thaçi ka thënë se përmes marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të përfitonte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Tutje presidenti i Kosovës ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Forum botëror është një mundësi e mirë për promovimin e vendit dhe për mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy