Kryemadhi: Kemi dosje tjetër për inceneratorët, 170 milionë dollarë evazion fiskal nga kompanitë e përfshira

Kryemadhi: Kemi dosje tjetër për inceneratorët, 170 milionë dollarë evazion fiskal nga kompanitë e përfshira

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI paralajmëroi dorëzimin e një tjetër dosjeje në SPAK për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi tha se dosja do të dorëzohet javën tjetër në organin e akuzës. Në të provohet evazioni fiskal në masën 170 milionë dollarë nga kompanitë e inceneratorëve. Kryetarja e LSI-së tha se dosja e dorëzuar më parë në SPAK për inceneratorët është një nga arsyet e vërteta të moshapjes së negociatave.

BE nuk po tallet me shqiptarët. Institucionet në Bruksel vazhdojnë dhe bëjnë punën e tyre. Ajo që dua të vë në dukje është a është një lojë e sponsorizuar nga qarqet antishqiptare, për të nxitur këtë frymë antieuropiane. Mbaruam punë me Amerikën. Po stimulohet fryma antiamerikane dhe antieuropiane në Shqipëri. Çdo ditë kapen grupe të lidhura me trafikun e drogës. Ke rastin e inceneratorëve. Nuk e shohin ambasadat, por BE e ka në tavolinë. Shumë shpejt edhe SPAK do të ketë një dosje me evazion fiskalë 170 milionë dollarë vetëm nga kompanitë e inceneratorëve. Këto i janë fshehur zyrave të taksapaguesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy