Qendra sportive përfshihet nga flakët, humbin jetën 29 persona (VIDEO)

Qendra sportive përfshihet nga flakët, humbin jetën 29 persona (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shkaktuar vdekjen 29 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve në një qendër sportive në Korenë e Jugut. 

Flakët u përhapën në ndërtesën 8-katëshe në qytetin e Jecheon, pasi një makinë shpërtheu në flakë në bodrumin e qendrës.

Imazhet dramatike tregojnë njerëz duke kërkuar ndihmë dhe flakë që kanë përfshirë edhe majën e ndërtesës.

Një person u hodh nga dritarja për t'i shpëtuar "ferrit", raportojnë mediat vendase dhe se shumica e viktimave u gjetën në një sauna të katit të dytë të qendrës.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të shtohet, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit.

Rreth 20 vetë u shpëtuan, dhe disa të mbijetuar u dërguan menjëherë në spital për t’u trajtuar.

Plot 60 zjarrfikës morën pjesë në këtë operacion, 169 km në juglindje të Seulit.

"Tymi i madh vazhdon ende të pengojë operacionet e kërkim-shpëtimit, thonë autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy