Politologu Ilir Kalemaj thotë se fakti që ka debat në Partinë Demokratike, e bëjnë parti më pluraliste dhe demokratike dhe jo një parti më të dobët.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Partia Demokratike sfidën kryesore të saj ka përbashkimin dhe thithja e votës gri.
Sipas tij, fakti që është asgjësuar debati në Partinë Socialiste, nga Edi Rama, duke zhdukur mendimin ndryshe, nuk është vlerë por antivlerë.
Edi Rama ka pushtet absolut si askush tjetër. Një pjesë të zërave ndryshe në Partinë Socialiste i ka akomoduar me poste ambasadori apo pozicione të pavarura.
Ndërsa Partia Demokratike vjen pas disa viteve të vështira që çoi ë një çarje të PD-së dhe frontit opozitar, gjë që e bën shumë të vështirë kapërcimin për të fituar zgjedhjet dhe mundësuar rrotacionin politik.
Është premtim i PD për të organizuar primaret dhe zoti Berisha i ka qëndruar se është premtim statutor.
Kemi një Parti Demokratike shumë më të unifikuar sot, por nuk mund të themi se është shëruar plotësisht nga zhvillimet e 3-4 viteve të fundi.
PD ka sfidën kryesore të saj përbashkimin. Programi nuk mendoj se është vetëm paraqitje sintetike e disa mendimeve kryesore. Programi ka rëndësinë e vetë.
Edi Rama vërtetë ka fituar pa program, por ka klientelën, ka administratën, patronazhistët dhe krimi i organizuar imponon listat.
Partia Demokratike armë të saj si parti elektorale e mirëfilltë ka programin.
Me spikatje të veçantë si në 2005, ku kishte dhe bonusin e një plejade udhëheqësish që bën të mundur që PD të vinte në pushtet.
Për mua programi ka shumë rëndësi dhe në 2021 kishte një program mjaft simpatik. Programi ka rëndësi në zgjedhje për mua, po aq sa ekipi.
PD apo anëtarësia e saj për vetë frymën që kanë të djathtët bazohen te individi dhe jo te fryma e rreshtimit ushtarak, siç është reparti në anën tjetër, normalisht ka për të pasur më shumë nuanca.
Prandaj quhet dhe parti politike se është bashkim vullnetar. Por nuk mund të ketë debat në momentin që merr vendim shumica.
Por shpesh këto vendime më shumë e kanë dëmtuar të djathtën.
Mund të ketë primare të organizuara siç janë parashikuar në pushtet, mund të organizohen me komision bazuar me atë që kanë bërë dhe përzgjidhen, mund të bëhen nga kryetari i partisë apo kryesia.
E rëndësishme është që të ketë një listë sa më përfaqësuese për të marrë votën gri, të lëkundur, të diasporës, të inteligjencës, të sipërmarrësve.
Nëse mendon vetëm që të marrë votën e anëtarësisë së saj nuk ka për t’i fituar kurrë zgjedhjet.



