Varvarica: Filmat e realizmit duhen selektuar! Shumë vepra të mira i kanë koleksionistët, jo Galeria e Arteve

Varvarica: Filmat e realizmit duhen selektuar! Shumë vepra të mira i kanë koleksionistët, jo Galeria e Arteve

Studiuesja e arteve pamore Suzana Varvarica, është e bindjes se piktura socio-realiste vlen.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, studiuesja tha se 40 vite nuk mund të hidhen në kosh, por se duhet studiuar dhe ndarë në kategori, nëse është propagandë duhen lënë për studime.

Pas viteve ‘90-të vlerësoi si piktor Gazmend Lekën dhe Edi Hila, veprat e të cilëve shtoi se është mirë që ti kemi në familjet tona.

Të huajt kanë interes ta shohin pikturën socio-realiste. Janë vepra që kanë vlerë, janë 40 vite, nuk mund ti hedh poshtë. Për filmat duhet të ketë një rrjet një selektim rigoroz, dhe nuk mund të shfaqen filma si tani, ku propaganda anë 80%.

Nuk them të hidhen, por të mos jepen pa arsye për të mbushur dy orë. Dhe i jepen një publiku që ende është i nxehtë për kohën e Enever Hoxhës.

Varvarica shtoi se një pikturë e bukur vlen edhe në një shtëpi që është i pasionuar pas artit se jo gjithmonë artisti ka pasur mundësi ti ekspozojë në galeri, koleksionistët janë më të shpejtë se galeristët.

Koleksionistët kanë një gjë të mirë brenda tyre, gjejnë të bukurën edhe te ato vepra që nuk janë në galeri. Sheh koleksione të artistëve tanë që nuk gjenden në Galeri.

Kemi një Galeri variabël, e cila nuk u shtua në vitin ‘91-92, pastaj në kohën e Gëzim Qendros, u blenë disa, por janë 30 vite që janë bosh.

Galeria si ndërtesë vlen, por duhet të vlejë kur brenda saj veprohet në mënyrë kontemporane. Unë nuk jam e pakënaqur por Galeria jonë nuk funksionon siç fuksioniojnë galeri që kanë shkëmbime me muze të tjerë dhe bëjnë shkëmbime ekspozitash.

Veprat më të mira është më mirë të shkojnë në Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila ka stopuar blerjet dhe vepra të mëdha janë në shtëpitë e koleksionistëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy