
Kina ka njoftuar një rritje prej 14% të numrit të shtetasve të saj të cilë janë të prekur me virusin HIV - AIDS.
Më shumë se 820,000 njerëz janë prekur në vend, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Rreth 40,000 raste janë të reja dhe u raportuan vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2018.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja u transmetuan përmes seksit, duke shënuar një ndryshim nga e kaluara.
Tradicionalisht, HIV përhapet me shpejtësi nëpër disa pjesë të Kinës si rezultat i transfuzioneve të gjakut të infektuara.
Por numri i personave që kontraktonin HIV në këtë mënyrë ishte zvogëluar pothuajse zero, thanë zyrtarët kinezë të shëndetësisë në një konferencë në provincën e Yunnanit.
Megjithatë, nga viti në vit, numri i atyre që jetojnë me HIV - Aids në Kinë është rritur në 100,000 njerëz.
Transmetimi i HIV përmes seksit është një çështje akute në komunitetin LGBT të Kinës.
Homoseksualiteti u dekriminalizua në Kinë në vitin 1997, por diskriminimi kundër njerëzve LGBT thuhet të jetë i përhapur.
Për shkak të vlerave konservatore të vendit, studimet kanë vlerësuar se 70-90% e meshkujve që kanë marrëdhënie seksuale me burra në fund do të martohen me gratë .
Shumë nga transmetimet e sëmundjeve vijnë nga mbrojtje seksuale joadekuate në këto marrëdhënie.
Që nga viti 2003, qeveria e Kinës ka premtuar qasje universale të ilaçeve të HIV-it, si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar këtë çështje.



