Turqi, gjykata dënon me burg të përjetshëm 15 puçistët e FETO-s

Turqi, gjykata dënon me burg të përjetshëm 15 puçistët e FETO-s

Kur kanë kaluar mbi 1 vitë nga grushti i shtetit në Turqi, vijnë edhe dënimet e para.

Ditën e sotme Gjykata e Stambollit ka dënuar me burg të përjetshëm 15 persona të cilët janë akuzuar për pjesëmarrje në tentativën për të pushtuar selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll.

15 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, janë dënuar nga gjykata për tentativën e pushtimit të selisë së partisë në pushtet më 15 korrik të vitit të kaluar, kur organizata në fjalë tentoi të shkelë rendin kushtetues dhe të përmbysë qeverinë e drejtuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Për katër të akuzuarit, gjykata u ka dhënë burg të përjetshëm i dyfishtë ndërsa 11 të akuzuar janë dënuar me burg të përjetshëm.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, raporton agjensia e lajmeve "Anadollu". Më këta persona që sipas autoriteteve turke janë pjesë organizatës terroriste FETO që drejtohet nga kleriku Fehtulla Gylen, më 15 korrik të vitit të kaluar kryen grushtin e shtetit të dështuar me qëllim të cenimit të rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy