Qehaja: Gjykatat kanë mbingarkesë, çështjet e pronave mund të shkojnë 20 vjet (VIDEO)

Qehaja: Gjykatat kanë mbingarkesë, çështjet e pronave mund të shkojnë 20 vjet (VIDEO)

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria ka indeksin më të ulët  për të drejtën e pronës në të gjithë Europën, duke e bërë të drejtën e pronësisë një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.

 

Edi Qehaja, avokat, tha në studion e MCN Informacion se në gjykata, çështjet e pronësisë kanë një numër të madh dosjesh stok. Kjo e zgjat kohën e shqyrtimit të një dosjeje dhe ka individë që enden nëpër gjykata për rreth dy dekada pa marrë zgjidhje.  

 

 Çështjet që shkojnë në gjykatë janë nga më të ndryshmet. Në dijeninë time, gjykata ka mbingarkesë. Gjykata e Apelit ka shkuar 40 mijë dosje që presin. Ndërsa gjykatat e nivelit të parë po t’i marrësh të gjitha bashkë, do të jenë kaluar 100 mijë dosje që shqyrtohen. Po të marrësh Apelin dhe Gjykatën e Lartë, mendoj se shkon diku deri 20 vite në raste të veçanta, duke marrë të mirëqenë që nuk kthehet për rigjykim në ndonjë nga shkallët dhe duke shpresuar që palët të jenë të rinj në moshë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy