Kosova vazhdon të mos marrë pjesë në nismën e “Ballkanit të Hapur”, ndërkohë që Bosnje-Hercegoniva dhe Mali i Zi pavarësisht ftesave janë deklaruar se do të mbeten spektatore.
Për analistin nga Kosova, Milaim Zeka, është çmenduri të sabotosh një iniciativë të tillë, kur duhet pasur parasysh faktin se edhe ashtu Kosova është më e izoluar se kurrë në marrëdhëniet diplomatike.
Kur kam thënë se Ballkanit të Hapur, shpejt do ti bashkohet edhe Mali i Zi e Bosnja, sot ndodhi kjo., duhet të kesh çmenduri si Kurti që të sabotosh një samit të tillë, ajo që më ka shokuar akoma më shumë është deklarata e Vjosa Osmanit, e cila tha që fakti se Lavrov po e lëvdron Ballkanin e Hapur, është në interes të Serbisë. Osmani, Kurti, Sali Berisha, na qenkam më të menqur se Escobari, komisionari Varhyel.
Albin Kurti gjatë karrierës së tij politike ka sjell vetëm përçarje në skenën politike në mes Kosovës dhe Shqipërisë, të njëjtën tentim për përçarje e kishte me shumë pasion edhe ish-kryeministri ne azil, Bujar Bukoshi, i cili arriti deri atje sa të përçante Sali Berishën dhe Ibrahim Rugovën, tani të njëjtën politikë po e bën Kurti, po i shkaktojë pasoja vendit, dhe bashkë më Osmanin po e bojkotojnë Escobarin, Biden-in dhe BE, duhet të kesh logjikë të dalësh të argumentosh se OPen Balkan qenka kundër interesave të Shqipërisë për shkak të deklaratave të Lavrov.
Sipas Zekës, po nuk iu bashkua Kosova kësaj iniciative, të këqijat i ngelin asaj, sepse ajo ka mbetur shumë e izoluar në politikën e jashtme.
Kosova nuk mund të jetë më e humbur sesa që është, nuk mund të jetë më e izoluar sesa që është. Aty ku është Escobar, Varhyel, duhet të jetë edhe Vjosa Osmani, Kurti nuk mund të jetë më patriot se Abazovis, apo se kryeministri Rama.
Ballkani i Hapur, do ti sjell vetëm të mira, Kosovë, Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, pra asgjë të keqe.



