Shpallet i pafajshëm ish-Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi (VIDEO)

Shpallet i pafajshëm ish-Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi (VIDEO)

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm ish-Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, i cili akuzohej për shpërdorim detyre.

Gjykata vendosi gjithashtu të shuajë edhe masën e sigurisë për pezullimin nga detyra apo shërbimit publik për Kokthin.

Ish-kreu i Tatimeve të Tiranës ishte në arrest shtëpiak që prej muajit Mars, pasi po e njëjta gjykatë e cilësoi të paligjshëm ndalimin dhe më pas arrestimin e tij dhe e ndryshoi masën e sigurisë duke e liruar nga burgu, shkruan tv klan.

Androkli Kokthi u arrestua në 18 Shkurt me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pas dyshimeve se i kishte kthyer një subjekti mallin e konfiskuar pa faturë.

Ky veprim, sipas akuzës, ishte në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet, si dhe nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy