Tushi: Shqipëria, gati e evropianizuar për numrin e divorceve, ka pasoja sociale

Tushi: Shqipëria, gati e evropianizuar për numrin e divorceve, ka pasoja sociale

Sociologu Gëzim Tushi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se institucionet e edukimit në Shqipëri kanë probleme, duke theksuar se nuk bëhet sa duhet për parandalimin e krimeve.

Po ashtu Tushi u ndal te rritja e numrit të divorceve në vendin tonë, duke u shprehur se Shqipëria është evropianizuar në këtë drejtim.

Kriminaliteti në Shqipëri ka dy probleme, kemi dobësuar institucionet e parandalimit të krimit, merremi gjithmonë post-factum. Të bën përshtypje indiferenca e opinionit publik. E dyta është siguria e budallait, që kjo ndodhi në Roskovec, s’ka lidhje me mua. Shteti dhe klasa politike të mendoje që familja ka filluar të bjerret, shkolla ka problemet e veta, shoqëria civile, media. E dyta janë ato që kanë të bëjnë me ndëshkimin, edhe ato s’i kemi mirë. Dhuna dhe krimi s’janë defekte kulturore, janë akte kriminale. Martesën e bëjmë me mendjelehtësi edhe divorcin me dhunë. Divorci është rritur, gati të evropianizuar në mënyrë të sigurt, 30 për qind po, mos po vete 40 për qind. Divorci është kazma e martesës, ka shumë pasoja sociale. Numri i fëmijëve me prindër të divorcuar është në rritje. Barbaria e dhunës mbi gratë është mesjetar, nuk është në nivele evropiane. Akoma ekziston mentaliteti që prindërit i thonë gruas së dhunuar kthehu te burri dhe fëmijët. E shohin femrën vetëm si qenie riprodhuese, kjo është barbari dhe shkelje e të drejtave të saj si qenie sociale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy