Në disa qytete të mëdha të Francës, kanë shpërthyer protestat kundër emërimit të kryeministrit të ri Michel Barnier.
Protestuesit janë mbledhur në Paris, Marseille, Lyon Bordeaux, Nice, Le Mans etj.
Demonstratat u thirrën nga sindikatat dhe partitë politike të majta, pasi kandidati i tyre për kryeministër kandidati për kryeministër u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.
Demonstruesit po përdorin slogane të tilla si "mohimi i demokracisë" dhe "zgjedhjet e vjedhura".
Jean-Luc Mélenchon, bëri thirrje për një mobilizim të fuqishëm nga të gjithë qytetarët.
Barnier, ish-negociatori i BE-së për Brexit, tha se është i hapur për të formuar një qeveri me politikanë të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtën.



