Punëtorët e huaj, Zekja: Kemi kërkuar heqjen e vizave me Filipinet dhe Nepalin

Punëtorët e huaj, Zekja: Kemi kërkuar heqjen e vizave me Filipinet dhe Nepalin

Florjan Zekja, përfaqësues i shoqatës “Proexsport Albania”, thotë se fenomeni i largimit nga vendi i të rinjve dhe krahut të punës nuk është thjesht rajonal. Zekja tha se shumë vende të Europës po përjetojnë largimin e profesionistëve të fushave të caktuara. Kjo ka bërë që në Shqipëri të lindë nevoja për punonjës të huaj. Lidhur me këta të fundit, Zekja tha se i janë drejtuar qeverisë me kërkesën për heqjen e vizave me disa prej vendeve që konsiderohen furnizues të mirë me krah pune.  

Nuk është thjesht problem shqiptar. Është problem europian. Edhe në Itali po ikën truri, po ikin mjekët. E gjithë Europa po bën ligje që të përthithë punëtorët e Ballkanit. Pra është një problem europian që i ka shkaqet te plakja e popullsisë. Duhen politika afatgjata, me shkolla të formimit profesional. Në Shqipëri, të rinjtë duhet të orientohen drejt arsimit profesional. Nuk na duhen vetëm juristë, ekonomistë.

Filipinet dhe Nepali janë të furnizues të mirë me punonjës të manifakturës. Janë anglishtfolës të mirë. I kemi kërkuar qeverisë të heqë vizat për këto vende. Është një kërkesë për të thjeshtuar ardhjen e këtyre punëtorëve. Kanë kosto njësoj si shqiptarët, por kanë formim profesional, janë seriozë në punë, nuk kanë probleme familjare. Vijnë vetëm për të punuar dhe nuk kanë asnjë problem tjetër në Shqipëri. Fjetjen dhe ushqimin ua garanton punëdhënësi.

Sipas Zekjas, boshllëqet në tregun e punës mund të plotësohen me një arsim profesional të denjë.  

97 mijë veta marrin ndihmë sociale. Nga këta jo të gjithë janë të paaftë. Po rimerren edhe njëherë këta persona, po verifikohen janë apo jo të aftë për punë. Etja e të rinjve për të bërë diçka më shumë, niveli i pagave jo aq sa presim. Ai 500 mijë lekësh sa tepron në fund të muajit dhe sa tepron në Gjermani nga 1700 euro. Në Europë, kostot e jetesës janë shumë të larta. Kemi shumë universitete dhe shumë pak shkolla profesionale. Kemi të rinj me 2-3 diploma dhe ka vështirësi për punëtorë.

Zekja the se një tjetër kërkesë që i është drejtuar qeverisë është ajo për librezën elektronike.

Kërkesa jonë për librezë elektronike ka favore. Me e-Albania i kemi të gjitha librezat. Aty shohim të gjithë CV e një punëtori. Çështja e kategorizimit është problem në Shqipëri. Kjo është një pjesë e rregullimit të marrëdhënieve në punë. Çështjen e kategorizimit e kemi shtruar disa herë në Këshillin e Investimeve.

Një tjetër element që do të rregullonte tregun e punës sipas tij janë kontratat kolektive.

Kontratat kolektive nuk i kemi ende. Bëhet mes tre aktorëve: punëdhënës, sindikatë, punëmarrës. Ne operojmë me kontrata individuale. Në fazën që jemi sot, ne punësojmë edhe të dënuar. Në fazën që nuk kemi punonjës, je i detyruar të punësosh edhe të dënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy