Nga takimi 45-minutësh me Ramën në Zvërnec/ Detaje nga vizita e Ivanka Trump-it në Vlorë (VIDEO)

Nga takimi 45-minutësh me Ramën në Zvërnec/ Detaje nga vizita e Ivanka Trump-it në Vlorë (VIDEO)

Gazetarja Arjola Hasanaj zbuloi detaje nga vizita e vajzës së Presidentit amerikan Donald Trump në Vlorë. Ivanka Trump ka vizituar disa nga zonat me potencialin më të madh turistik si Zvërneci, hidrovori i Akërnisë dhe Portonova. Takimi i saj me kryeministrin Rama gjatë ditës së djeshme ka zgjatur 45 minuta. Ndërkaq sot ajo është nisur drejt Zvërnecit nën masa të rrepta sigurie.

 

“Gjatë gjithë të mërkurës Ivanka Trump ka qëndruar në qytetin bregdetar të Vlorës e shoqëruar nga arkitektë të huaj dhe ekspertë në fushën e urbanistikës. Ajo ka vizituar disa nga zonat me potencialin më të madh turistik, Zvërnecin, hidrovorin e Akërnisë dhe Portonovës. 

 

Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Vlorë, ku është takuar edhe me Ivanka Trump. Shefi i qeverisë mbërriti në Vlorë në orën 18:00. Gjatë mbrëmjes ata u takuan në një nga komplekset më elitare të Vlorës, ku në takim ka qenë edhe një grup arkitektësh të njohur ndërkombëtar. 

 

Kanë diskutuar për projekte strategjike zhvillimi në Vlorë. Takimi mes Ivanka Trump dhe Edi Ramës ka zgjatur 45 minuta dhe më pas kanë vijuar me një automjet në zonën e Orikumit. Takimi është shoqëruar me masa të rrepta sigurie nga Policia e Vlorës dhe lëvizjet e tyre janë mbajtur diskrete. 

 

Sipas burimeve ditën e sotme Ivanka Trump është drejtuar në zonën e Zvërnecit. Vizita po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Qytetarët kanë qenë skeptikë edhe për hidrovorin në Akërni, që ishte diçka e papritur”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy