
Me urdhër të SPAK, agjentë të BKH-së kanë zhvilluar kontrolle në banesën e kryebashkiakut Veliaj.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live thotë se agjentët e BKH kanë shkuar rreth orës 08:00 të kësaj të premteje në banesën e Veliaj, të cilët janë refuzuar fillimisht nga familjarët e kryebashkiakut të Tiranës.
Sot rreth orës 08: 00 agjentë të BKH kanë ardhur pranë banesës për të kryer kontrolle dhe procedura. Nuk kemi ende informacion zyrtar. Të gjitha kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi pasuror të nisur nga Olsi Dado. Nga burime jo zyrtare na konfirmohet se anëtarët e BKH kanë qëndruar një herë në banesës, në fillim e kanë pasur të pamundur të hyjnë.
Presim informacion zyrtar dhe në orët në vijim. Veliaj ndodhet jashtë shtetit në takime të tjera. Hetimi për Veliaj është dhe për afera të tjera, inceneratorët, apo dosja 5D.



