Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dorëzuar rekomandimet për secilin kandidat në garën për Vettingun.
Burime të "Ora News" bënë me dije se në listën A, 8 kandidatë kanë rekomandime negative për ONM, ndërsa në listën B, me rekomandim negativ janë 85 kandidatë.
Avokati i Popullit ka hapur garën për përzgjedhjen e kandidatëve si komisioner të komisionit të Vettingut.
Mbi 190 kandidatë kanë garuar për këto pozicione, ndërsa nga institucioni i Avokatit të Popullit ka përzgjedhur 29 prej tyre, nga të 27 do të zgjidhen përfundimisht si pjesë e strukturës së re për filtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.



