Tritoli në makinën e prokurorit/ Krijohet identikiti, policia shpall kërkimin

Tritoli në makinën e prokurorit/ Krijohet identikiti, policia shpall kërkimin

Policia e Shtetit ka shpallur kërkimin për personin që vendosi sasinë e tritolit në makinën e prokurorit Arjan Muça dhe gjyqtares Gentiana Muça. Dy javë pas ngjares, Prokuroria e Tiranës ka avancuar me hetimin e çështjes  duke identifikuar autorin dhe krijuar identikitin.

Foto e krijuar sipas të dhëna të përfituara nga kamerat e sigurisë së objektit i është vënë në dispozicion policisë e cila ka shpallur kërkimin.

Nga shpërthimi në mjetin e parkuar në parkimin pranë një qendre tregtare nuk pati të lënduar.

Kamerat e sigurisë të objektit të sekuestruara kanë nxjerrë të dhëna mbi veprimet e autorit si dhe dinamikën se si ai ka vepruar.

Arjan Muça ka shërbyer më herët si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ish-prokuror në Gjirokastër.

Së fundmi ai është i punësuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë si inspektor. Ndërsa bashkëshortja e tij, Gentiana Muça është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ. Pista ku po punon grupi hetimit lidhet me atë për shkak të detyrës.

Dy ditë  pas ngjarjes, prokurori dhe bashkëshortja e tij kërkuar mbrojtje të posaçme deri në hetimin dhe zbardhjen e motiveve të këtij krimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy