Numri i viktimave të koronavirusit në Itali arrin minimumin që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit, vetëm tre persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Sipas të dhënave të buletinit të fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 35 045.
Edhe numri i rasteve të reja me Covid ka rënë në 24 orët e fundit në Itali.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 219, krahasuar me 249 që ishin dje.
Pacientët pozitivë me Covid-19 aktualisht janë 12 440, të shëruar 196 949.
Asnjë vdekje nga koronavirusi nuk është regjistruar në Lombardi, javë më parë zona më e goditur.



