Zjarr në një zonë pyjore në Malaj të Mirditës

Zjarr në një zonë pyjore në Malaj të Mirditës

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një zonë pyjore në Malaj, te Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes së pyjeve, të cilat prej më shumë se dy orësh po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. 

Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit vijon ende.Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pyjeve, si një pasuri për brezat e ardhshëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit e agroturizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy