Tiranë, një person plagoset me armë zjarri në lokal/ Emri

Tiranë, një person plagoset me armë zjarri në lokal/ Emri

Një person është plagosur me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti të ndodhur në një lokal.

Rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore Shpëtim Metoli, 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se 39-vjeçari është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy