Kulluri: Takimet e Berishës me bazën e PD aksion i tij politik, nuk është e nevojshme t’i bashkangjitemi

Kulluri: Takimet e Berishës me bazën e PD aksion i tij politik, nuk është e nevojshme t’i bashkangjitemi

Edvin Kulluri, anëtar i grupit “Për PD” komentoi sot në një lidhje skype për MCN TV situatën në Partinë Demokratike dhe turin e takimeve të ish-liderit Sali Berisha me bazën e partisë. Kulluri tha se “grupi për PD” ka mbajtur qëndrim të qartë në lidhje me PD dhe që kësaj parti ti rikthehet gara e lirë, pasi sipas tij këto kanë qenë arsyet se përse është shkuar nga humbja në humbje. Ai shtoi se axhenda e “drupit për PD” dhe anxhenda e Berishës përputhen, por shtoi se “lëvizja që ka nisur Berisha është një aksion politik i tij dhe nuk është e nevojshmë ti bashkangjitemi”.

Intervista:

Zoti Kulluri "Grupi per PD" duket se është pozicionuar tashme haptazi në krah të zotit Berisha, te pakten kete le te kuptohet deklarata juaj ku kërkoni dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe krijimin e nje Këshilli të përkohshëm drejtues.

Kulluri: Ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë që kësaj partie t’i rikthehet gara e lirë, një qartësi ideologjike dhe këto kanë qenë arsyet pse kemi shkuar nga humbja në humbje. Në lidhje me Berishën konstatojmë se vendimi ka qenë i padrejtë, është e njëjta gjë që mendojmë edhe ne. Ne kemi lëvizjen tonë dhe kemi mbajtur qëndrimin tonë.

Se pari dua t'ju pyes, do të jetë grupimi per PD pjese e projektit të zoti Berisha për ringritjen dhe sovranitetin e partisë siç ka deklaruar ai?

Kulluri: Nga ajo që kam kuptuar unë po, janë çështje që ne i kemi ngritur që para katër vitesh. Axhendat tona përputhen, por lëvizja që ka nisur Berisha është një aksion i tij politik dhe nuk besoj se është e nevojshmë ti bashkangjitemi. Nëse do të përputhemi nuk mund të them që nuk mund të ketë bashkim por kjo duhet parë në vijueshmëri.

Ju mbeshtesni nje rikthim te zotit Berisha ne krye te Partise Demokratike?

Kulluri: Ne kemi një pikëpamje që nga baza deri në qendër, procesi i rikthimit duhet të jetë zgjedhja në mënyrë të lirë. Emri nga pikëpamja personale nuk ka asnjë rëndësi. Unë e kam mbështetur me punë Bashën dhe nga pabesitë e tij jemi ndarë. Nuk është çështje emrash dhe principesh. Basha është i vetmi që nuk po e vlerëson këtë çështje.

Ju flisni per Keshill te perkohshem drejtues. Kush duhet te perfshihet ne kete keshill?

Kulluri: PD ka këshill për ta bërë këtë, por mendoj se PD ka nevojë për ristrukturim që nga baza e deri në majë. Ose kjo parti do mbetet në apandesit ose do kthehet dhe të fitojë zgjedhjet.

Sa të mundur e shihni largimin Bashës nga drejtimi i PD-së ne kohen kur ai duket se kontrollon forumet e partise?

Kulluri: Basha nëse mbështetet në modelin e tij do jetë i humbur dhe këtë herë.

Kemi degjuar nga ekaponente te Partise Demokratike se Basha kishte dy zgjedhje, ose te perjashtonte Berishen ose te pranonte qe Shtetet e Bashkuara ta shpallnin Partine Demokratike Orgamizate Kriminale. Se pari çfare shpjegimi i jepni ju ketij vendimi te Departamentit te Shtetit?

Kulluri: PD nuk do shpallet organizatë kriminale sepse është bashkimi i 100 mijë anëtareve që besojnë në disa principe e në disa vlera. Ka një presion shumë të madh nga ekstremi i majtë dhe nuk besoj që demokratët do intimidohen nga ata. Nëse Basha ka probleme me ligjin këto janë probleme të tij dhe nuk mund të paguhet një çmim me parti.

Mund të kishte gjetur Lulzim Basha një tjetër shteg nga ku të kalonte përveç perjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar?

Kulluri: Kishte, dorëheqja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy