
Dita ndërkombëtare e lidhjes vëlla-motër, festohet çdo vit më 10 prill dhe ka një domethënie speciale, sepse e tillë është lidhja vëlla e motër.
10 prilli është Dita Ndërkombëtare e lidhjes vëlla e motër, një raport unik, sidomos në rastet kur njëri prej tyre mund të ketë një sëmundje, paaftësi fizike apo mendore në jetë.
Dita Ndërkombëtare e Motrave e Vëllezërve u krijua nga Klaudia Evart, një avokate nga Manhatan, e cila humbi në moshë shumë të re një motër, Lisette, e një vëlla, Alan.
Sipas një studimi, motrat dhe vëllezërit më të vegjël ishin më të preferuarit e prindërve, megjithatë lidhja që motrat dhe vëllezërit kanë me njëri-tjetrin është e jashtëzakonshme.
Sonte, nëse nuk keni mundësi t’i ftoni për darkë motrat dhe vëllezërit, dërgojuni një mesazh dashurie dhe jini mirënjohës që janë në jetën tuaj.



