Mes tymit të flakadanëve, shisheve të ujit dhe zaptimit të vendit të ministrave, Endri Shabani është betuar si Avokat Populli.
Deputetët e opozitës bllokuan punimet e parlamentit, duke krijuar kaos dhe tensione, çka bëri që seanca të ndërpritet në pak minuta.
Kryeparlamentari Niko Peleshi përjashtoi nga seanca deputetin demokrat Klevis Balliu, për shkak të veprimeve të tij të dhunshme, hipjes në karrige dhe shkuljes së mikrofonave dhe pak më vonë edhe Flamur Nokën.
Nga ana e tij kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje mazhorancës të dorëzojë Ergys Agasin, për të cilin ka një urdhër-arresti nga SPAK, lidhur me grupin kriminal të AKSHI-t.
Seanca e sotme zgjati më pak se një orë, duke miratuar rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës, mes tymit dhe kaosit.



