Edhe Suedia pezullon AstraZeneca-n

Edhe Suedia pezullon AstraZeneca-n

AstraZeneca pezullohet edhe në Suedi. Agjencia Suedeze e Shëndetësisë shpjegoi se kjo është një "masë paraprake". Ditët e fundit, vendet e tjera evropiane kanë marrë masa të ngjashme.

Autoritetet shëndetësore në Letoni gjithashtu kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera që kanë marrë vendime të ngjashme parandaluese pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut si efekt anësor. "Autoritetet shëndetësore të Letonisë u kërkojnë mjekëve që të mos përdorin ampula të hapura të vaksinës AstraZeneca dhe të mos hapin të reja", thanë agjencitë shëndetësore të shtetit baltik në një deklaratë të përbashkët, duke deklaruar se nuk janë raportuar raste të tilla në Letoni. Masa do të jetë në fuqi për dy javë, shtuan ata.

Ndërkohë, nga Parisi, ministri Francez i Shëndetësisë i siguroi francezët që janë vaksinuar me AstraZeneca se "nuk janë në rrezik".

Aktualisht, AstraZeneca është pezulluar në disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, në pritje të opinionit të Agjencisë Evropiane të Barnave, EMA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy