Kuvendi ka miratuar në orët e vona të natës projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, pas një séance maratonë prej rreth 15 orësh diskutime. Projektbuxheti 2017 është miratuar në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër, ndërkohë që PD-ja u largua nga salla. Ligji për akcizën i ndryshuar u miratua me 82 vota pro dhe 2 kundër. Edhe projektligji për taksat kombëtare u miratua në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër. Projektligji i tatimit mbi të ardhurat u miratua me 82 vota pro dhe 2 kundër.
Projektbuxheti i vitit 2017 u miratua në orën 2:38 vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës braktisën sallën pak para votimit. I vetmi që qëndroi dhe votoi pro buxhetit nga opozita ishte deputeti Mhill Fufi, ndërsa kundër buxhetit votuan Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Projektbuxheti i vitit 2017 parashikon një shtesë prej 23 miliardë lekësh për rritjen e pagave dhe pensioneve, por sipas opozitës ky buxhet varfëron shqiptarët, ndërsa qeveria mashtron me shifrat. G



