
Kanye West ka shpalosur kandidaturën e tij si President i SHBA-ve dhe nuk ka hezituar të tregoi edhe detaje nga martesa e tij me Kim Kardashian-in.
Ai ka treguar se martesa e tyre pavarësisht dukjes herë pas here ka kaluar mjaft pengesa.
Në mes të zërave për një divorc të mundshëm dhe për të mos e dërguar martesën drejt një divorci të mundshëm, Kanye dhe Kim së bashku me fëmijët u zhvendosën në fundjavë në një udhëtim të kushtueshëm, duke heshur posht zërat për një ndarje të çiftit.
Ata kanë zgjedhur kampin luksoz të “Dunton River” në Kolorado, ku një natë qëndrimi në tendë antike e tepër luksoze kushton 43 mijë dollarë. Peizazhi i mrekullueshëm i formuar nga vargmale të mëdha dhe të gjitha për t’u eksploruar është e veçanta e këtij vendi.







