Rezulton i suksesshëm instalimi i çipit në tru/ Musk: Pacienti mund të lëvizë mous-in përmes mendimit

Rezulton i suksesshëm instalimi i çipit në tru/ Musk: Pacienti mund të lëvizë mous-in përmes mendimit

Miliarderi Elon Musk ka ndarë me ndjekësit suksesin e kompanisë së tij Neuralink në implementimin eksperimental të çipit të parë në trurin e një njeriu.

Sipas Musk pacienti i parë që i është nënshtruar një procedure të tillë është në gjendje që vetëm me mendim të lëvizë masuin e një kompjuteri.

"Pacienti duket se ka bërë një shërim të plotë dhe pa efekte anësore. Ai është në gjendje të lëvizë mous-in rreth ekranit vetëm përmes mendimit. Ne po përpiqemi që të japim sa më shumë komanda përmes mendimit. Ne padyshim që dëshirojmë më shumë se dy komanda.

Deklarata e Musk vjen vetëm një muaj pasi kompania e tij neuroteknologjike realizoi ndërhyrjen e cila ishte një ambicie e miliarderit që në vitin 2016 kur ai synonte komunikimin e drejtpërdrejtë të trurit dhe kompjuterëve.

Sipas Musk kjo mund të ndihmojë në një të ardhme të afërt në fushën e mjekësisë si për trajtimin e çrregullimeve neurologjike dhe Parkinsonit.

Ky u fundit shkon edhe më tej duke thënë se dëshiron arritjen e një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy