Lojërat e fatit vijojnë të funksionojnë në ilegalitet të plotë. Ndërsa, policia po godet rast pas rasti këto biznese duket se ende nuk nuk po arrihet të frenohet kjo vepritari e paligjshme.

MCN mësoi ambienti i parë në rrugën Prokop Mima, “Bar Coffe”, ishte përshtatur në ambient për baste sportive dhe lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Në të njëjtën mënyrë funksionte edhe biznesni tjetër “Game Zone”, në rrugën 5 Maji.

Ekspertët shohin me shqetësim institicionet nuk kanë asgjë publike, ndërsa shumë kompani kanë vijuar të përshtatin ambientet pa marre ende licensat.

Por pse një vit pas miratimit në Parlament të ligjit situata me bastet ilegale vijon të mbetet e njejtë, me dhjetëra persona që arrestohen dhe më pas lirohen nga gjykata.

Si do të ndikojë në buxhet dhe shoqëri legalizimi dhe funksionimi brenda një kuadri ligjor i lojërave të fatit?

MCN ka siguroi më herët të dhënat e operacioneve të zhvilluara në vitin 2024 ku janë konstatuar 432 raste të shkeljes se nenit 197 “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe nenit 198, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, përkatësisht 319 raste për nenin 197 dhe 113 raste për nënin 198.

Janë identifikuar 813 autorë të cilët kanë shkelur ligjin e lojërave të fatit ndërkohë në pranga kanë rënë 372 prej tyre.