Andoni: Basha, politikan i frikshëm. Kalkulon ftohtë dhe para vetes nuk vë askënd

Andoni: Basha, politikan i frikshëm. Kalkulon ftohtë dhe para vetes nuk vë askënd

Analisti Ben Andoni thotë se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar tregoi se kreu i PD-së është i ftohtë dhe para interesave të tij nuk vë askënd.

Momenti që zgjodhi, megjithëse kishte një sublimitet, mendoj se mund t’ua kursente demokratëve. Do të sjellë dëme. Që dje zoti Basha është një nga politikanët më të frikshëm në vendin tonë sepse është i ftohtë dhe nuk ka për të falur askënd.  

Përjashtimin e Berishës, Andoni e ka parashikuar disa muaj më parë në një analizë në studion e MCN TV. Ai tha sot se një vendim i tillë ishte i pritshëm nëse ndjek me kujdes manovrat e Bashës përgjatë viteve të fundit, si kryetar i Partisë Demokratike. Për Andonin, marrëveshja Rama-Berisha vijon të prodhojë pasoja në politikën shqiptare.

Politika jonë nuk ka shtrat logjik, por në disa momente duhet të kapësh një sens logjik. Ajo që ka ndodhur në 2017 mes Ramës dhe Berishës po sjell pasoja. Duke parë pragmatizimin dhe ngutjen për të qenë në krye të PD, atëherë pengesa e vetme ishte zoti Berisha. Kjo më bëri që për shkak të këtij interesi pas marrjes së mandatit ngelej shmangia e zotit Berisha. Po të ndiqni me kujdes zhvillimet post 2017, Basha ka marrë gjithçka që ofronte skakiera politike. Pas daljes nga çadra mori gjysmën e qeverisë. Hapi i dytë ishte shkëputja e tij nga Berisha. Ishte një hap i madh. Por zoti Berisha nuk ka precedent në vendin tonë. Mendoja që ky ishte hapi i dytë. Tani pres që të dyja forcat politike pas marrëveshjes së 2017 do të bashkëpunojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy