Eva Duraku mjeke kardiologë e ftuar në MCN Informacion ka folur për ataket kardiake dhe goditjet në tru, shkaqet kryesore dhe shenjat paraprake. Ajo u shpreh se tensioni i lartë dhe yndyrat janë shkaqet kryesore , ndërsa bëri të ditur se ateroskleroza fillon që në moshën 20 vjeçare. Sipas saj përmes kerotideve mund të shohim gjendjen e enëve të tjera të gjakut pasi dhe në të gjithë botën ka rritje të arresteve kardiake.
Ataku kardiak është patologji ose sëmundje multifaktoriale. Të parën do veçoja moshën sepse të gjitha sëmundjet vijnë me kalimin e viteve, por jo në të gjitha rastet. Pastaj është trashëgimia, nëse një nga prindërit vuajnë nga kjo sëmundje kemi një mundësi më të madhe për atak dhe në moshë të re.
Ka shumë më tepër mundësi që një diabetik i padiagnostikuar të pësojë atak, nëse vlerat e sheqerit janë të pakontrolluara. Infarkti i miokardit vjen nga mbyllja e koronares. Me kalimin e viteve një pjesë e madhe të popullsisë ato tentojnë të krijojnë disa pllaka të brendshme.
Ne nuk e evitojmë dot totalisht këtë proces sepse fillon në të 20, zhvillohet në të 30 por nuk e evidentojmë dot. Mund të kuptojmë një pjesë të rasteve, por pas moshës 40 vjeçare mund të bëjmë një eko dhe nga ajo vlerësojmë nëse ka apo jo pllaka. Ataket janë një numër sëmundjesh në rritje në gjithë botën. Në shumicën e rasteve mund të vijë nga patologjitë por dhe ishemia. Yndyrnat janë ato që ndikojnë më shumë.
E pyetur se si ka ndikuar covid, mjekja Duraku u shpreh se covid ka sulmuar zemrën ndërsa theksoi se meshkujt janë më të rrezikuar nga atakët kardiake.
Sigurisht që covid ka sulmuar dhe zemrën, një sëmundje inflamatore shumë e rëndësishme që ka prekur sisteme të rëndësishme ku një prej tyre është ai kardiovaskular. Ka pasur dhe shumë raste të trombozave dhe atakeve. Ne kemi përfundime të qarta se covid ka sulmuar zemrën, por ka ngelur një sëmundje multisistemike.
Nga sëmundjet kardiake më të prekur janë burrat në të gjithë botën. Por nga ana shkencore meshkujt nuk janë të mbrojtur nga hormonet femërore, ndërsa femrat i mbron cikli menstrual. Për ta mbrojtur zemrën nuk duhet të konsumojmë duhan, alkool, por dhe ata që janë totalisht të shëndetshëm duhet të bëjnë një vizitë rutinë.



