Sipas mediave greke, ka shkaktuar shqetësim tek Athina zyrtare, ndërrimi i parakohshëm i Ambasadorit Amerikan në kryeqytetin grek. Një vit para se të plotësonte detyrën e tij në Athinë, David D. Pearce është larguar, pasi sipas burimeve diplomatike, nuk ka dhënë informacione të plota për zhvillimet politike dhe ekonomike në Greqi.
Në vend të tij ka marrë detyrën ish ambasadori i Ukrainës Geoffrey Pyatt që njihet si mik i zv.sekretares së Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland



