Ky është momenti kur Koço Buzo shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Policinë e Elbasanit, pasi ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij.
Ish-polici, shihet teksa ecën i qetë, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit, nga ku e qëlloi për vdekje.

(Viktima, Liljana Buzo)



