“Tirana në sytë e fëmijëve”, Bejaj: Fëmijët përcollën botën shpirtërore dhe ndjeshmërinë e tyre

“Tirana në sytë e fëmijëve”, Bejaj: Fëmijët përcollën botën shpirtërore dhe ndjeshmërinë e tyre

Kuratorja e ekspozitës “Tirana në sytë e fëmijëve” Ruzmira Bejaj e ftuar në “Zgjiohu me MCN” tregoi për realizimin e ëksaj ekspozite për të cilën u shpreh se fëmijët përcollën përmes saj botën e tyre shpirtërore dhe ndjeshmërinë.

Ajo tha se Tirana u pa në këndvështrime të ndryshme dhe u soll ndërthurja e një Tirane të vjetër me atë moderne.

Ne jemi në qendrën kulturore të fëmijëve dhe kemi realizuar një ekspozitë në kalanë e Tiranës. Ajo erdhi shumë bukur me fëmijë të vegjël dhe të rritur. Tirana mendoj se u pa nga këndvështrime të ndryshme se fëmijët janë dhe më të sinqertët dhe e shohin në mënyrën më reale. Fëmijëve u është paraqitur ideja fillestare nga unë dhe më pas u janë ndarë punët. Secili fëmijë ka zgjedhur objektin që kanë pëlqyer më shumë. Ndërsa fëmijët më të vegjël janë lënë të lirë. Tek të rriturit kemi paraqitur një tiranë inovatore duke qenë se të rriturit i kanë mësuar të gjitha teknikat tashmë, por mbi të gjitha menduam të sillnim një risi me ngjyrat e hedhura. Në total ishin 60 fëmijë pjesëmarrës.

Më tej ajo theksoi se të vegjlit janë pak më interesantë sepse kishin më shumë anën shpirtërore dhe janë më të lirë.

Të vegjlit nuk më surprizuan sepse me anë të imagjinatës realizojnë shuëm gjëra. Ekspozita doli shumë e mirë, gjatë ekspozitës shumë u habitën duke menduar vërtet janë realizuar nga fëmijët? Fëmijët përcollën botën shpirtërore dhe ndjeshmërinë. Kemi sjellë një Tiranë të vjetër dhe të re, atë modernen. Ideja është e mësuesit sepse përpiqem që herë pas herë të sjellim gjëra të ndryshme. Po përgatitemi për konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Maqedoni. Është e disata herë që marrim pjesë dhe shpresojmë që dhe këtë vit të përfaqësohemi si herët e tjera.

Ndërsa dy piktorët e vegjël që ishin pjesëmarrës të kësaj ekspozite Dionis Gugallja dhe Alisia Gjyli treguan për realizimin e veprave të tyre. Gugallja tha se ka realizuar solla Piramidën e re të Tiranës.

E solla sepse përfaqëson Tiranën në mënyrën moderne më pëlqen dhe arkitektura e saj sepse nuk është si ato të tjerat. Kur e bëmë piramidën e realizuam me një metodë hedhjen e bojës mbi telajo. Unë kur e hodha e bëra dhe me skicë më pas dhe dritat i hodha dhe një bojë të lehte. E kam pasur ëndërr që i vogël të bëhem arkitekt dhe besoj se me këtë do rritem dhe do e vazhdoj. Kam rreth 5 vite që pikturoj.

Ndërsa Alesia realizoi Muzeun Historik i cili është monument me vlera historike në qytetin e Tiranës.

Bëra skicën dhe pastaj hodha bojërat. Mozaiku ka qenë pjesa që më ka tërhequr më shumë. E shoh veten si një arkitekte të ardhshme. Kam 4 vite që merrem me pikturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy