
Ajo është një grua dhe është kundër Brexit: Jo Swinson, 39 vjeç, është udhëheqësja e re e Liberal-Demokratëve Britanikë, e zgjedhur sot për të udhëhequr forcën e tretë politike të Mbretërisë së Bashkuar. Swinson mori më shumë se 47 000 vota të anëtarëve kundër 28 000 që mori rivali i vetëm i saj, Sir Ed Davey, deputet dhe ish-ministër. Ajo merr vendin e veteranit 76-vjeçar Sir Vince Cable, i cili bëri mënjanë nëpërmjet një procesi dorëheqjeje të njoftuar dhe të planifikuar disa muaj më parë.



