Sot në Bruksel u mbajt takimi i nëntë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, e konsideron takimin të suksesshëm.
“Komisioni Europian ka besim se ecuria pozitive e reformave do të vijojë. Rezultate të mëtejshme në këtë aspekt do të çojnë vendin më pranë BE-së”, shkruan Danielsson në Tuiter.
Në takimin e sotëm ishte i pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, si dhe shefja për Politikën e lartë dhe Sigurinë në BE, Federica Mogherini, të cilët në përfundim të takimit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.



