Përfundon numërimi në Durrës, PS konfirmon fitoren në 5 bashki të vendit

Përfundon numërimi në Durrës, PS konfirmon fitoren në 5 bashki të vendit

Pas Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës, dhe Dibrës, PS është konfirmuar fituese edhe në bashkinë e Durrësit.

Kandidatja e PS, Emrijana Sako ka marrë 58.46 % të votave. I dyti renditet Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka marrë 29.68 %.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti ka marrë 11.86 %.

Kujtojmë që PS ka fituar në pesë bashki të vendit, ndërsa Shkodra është bashkia e vetme ku udhëheq Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë”.

 

Pas Vorës dhe Rrogozhinës, PS siguron fitoren edhe në Lushnjë 

 

Pas Vorës dhe Rrogozhinës, PS ka siguruar fitoren edhe në bashkinë e Lushnjës. Eriselda Sefa rezulton kandidatja më e votuar në Lushnjë me 58,8 për qind të votave.

I dyti renditet Elton Bano i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 30, 8 për qind vota. Ai ndiqet nga kandidati i Partisë Demokratike Indrit Sefa me 10,4 për qind të votave.  

 

(08:14) Numërimi i votave/ PS drejt fitores në pesë bashki, në Shkodër kryeson Spahia

Numërimi i votave për pesë bashkitë e mbetura vijon ende.

Në Shkodër, Rrogozhinë, Durrë, Lushnjë dhe Dibër po numërohen kutitë e fundit.

Partia Socialiste duket se ka konfirmuar fitoren e saj në 5 bashki, përjashtuar Shkodrën.

Shkodër

153 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 12,885 vota, 43.6%. E dyta Majlinda Angoni me 11,691 vota, ose 39.6%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 4944 vota, gati 16.7% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.

Rrogozhinë

Në Bashkinë e Rrogozhinës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë.

Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.

Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.

Lushnjë

Po ashtu në Lushnjë deri më tani kryeson PS-ja me Eriselda Sefën me 11 mijë e 152 vota.

Ajo ndiqet nga kandidati i koalicionit të vetëm në këto zgjedhje, Shtëpia e Lirisë, Elton Bano, me 5 mijë e 941 vota.

I fundit renditet sërish kandidati i PD-së, Indrit Sefa.

Dibër

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 38 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 35% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 6230 vota ose 64%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 1986 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 1581 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%. 

Durrës

Në Bashkinë Durrës janë numëruar  164 kuti  nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58% të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 18.822 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8%. të votave.  

Ardian Muka i 'Shtëpisë së Lirisë' renditet i dytë me 9171  vota, ose 28% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%. 

Vorë

Partia Socialiste ka korrur fitoren e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit. Ajo ka rrëmbyer Vorën me kandidatin Blerim Shera.

Në Vorë, Shera kryesoi me 7530 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana me 2589 vota dhe atë të Partisë Demokratike, Ymer Marku që mori vetëm 687 vota

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy