Plagosja e të riut në Shkodër në sy të prindërve, shkak ngacmimi i një vajze (VIDEO)

Plagosja e të riut në Shkodër në sy të prindërve, shkak ngacmimi i një vajze (VIDEO)

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e shtetasit Amarildo Gjergji 17 vjeç, ngjarje e ndodhur në njësinë Bërdicë mbrëmjen e kaluar. Mësohet se 17-vjeçari ka marrë vetëm një plumb ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit i cili u plagos nga shtetasi Gent Dushku që vijon të jetë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës.

Gazetarja Bendis Druni raportoi për MCN Live se konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin. Palët kanë patur një sherr edhe më përpara lidhur me ngacmimin e një vajze.

Shtetasi Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babanë e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17 vjeçar duke e lënë të plagosur i cili po ashtu ndodhej jashtë së bashku me babanë e tij.

Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje të ndodhur për motive të dobëta.

Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën me të cilën qëlloi shtetasi Gent Dushku.

Po ashtu policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy