Abramovich u helmua me agjentin kimik të përdorur në Luftën e Parë Botërore

Abramovich u helmua me agjentin kimik të përdorur në Luftën e Parë Botërore

Roman Abramovich mund të jetë helmuar me kloropicrinë, të paktën kështu pretendojnë ekspertët ndërkombëtarë.

Agjenti kimik i përdorur në Luftën e Parë Botërore mund të jetë substanca e përdorur për të helmuar presidentin në largim të Chelsea, gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi.

Oligarku rus, sipas asaj që doli pas pasojave të helmimit, i kishte pyetur mjekët i shqetësuar, nëse po vdiste.

Siç raportohet nga gazetari investigativ Christo Grozev, i cituar nga Daily Mail, një ekip ekspertësh ranë dakord se kloropicrina është kimikati më i mundshëm i përdorur për helmimin e tij.

Abramovich dhe negociatorët e tjerë të paqes shfaqën simptoma dobësie, duke përfshirë verbimin e përkohshëm, gjatë misionit negociues. Në orët në vijim, simptomat u zhdukën gradualisht dhe kur u testuan përfundimisht, proceset metabolike e bënë të pamundur zbulimin e agjentit helmues.

Çfarë është kloropicirina

Kloropicrina, e njohur gjithashtu si nitrokloroform, përdoret në bujqësi si spërkatës i tokës dhe është i ndaluar për përdorim ushtarak. Mund të lëshohet në ajër me spërkatje të lëngshme ose mund të kontaminojë ujin dhe ushqimin. Mund të përthithet përmes thithjes, gëlltitjes dhe poreve të lëkurës. Kloropicrin është një kimikat shumë irritues për mushkëritë, sytë dhe lëkurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy