Deputetja ruse kundër fenomenit Barbie: Ndaloni shitjen, promovon vlerat LGBT

Deputetja ruse kundër fenomenit Barbie: Ndaloni shitjen, promovon vlerat LGBT

Fenomeni Barbie godet kinematë në të gjithë botën. Por në Rusi kukulla më e dashur nga brezat e vajzave, në versionin “feminist” të sjellë në ekranin e madh nuk pëlqehet. “Kukullat e shitura në Rusi nuk duhet të promovojnë vlera jo tradicionale për vendin,” tha për RIA Novosti, deputetja Maria Butina, anëtare e Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dumës. “Jam kategorikisht kundër shfaqjes së kukullave në dyqanet tona, apo kukullave që promovojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks”, shtoi ai. Sipas Butinës, kukullat Barbie të Mattel janë motori i axhendës LGBT, gjë që është e papranueshme në Rusi sipas ligjit që ndalon propagandën e tyre. Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj në vitin 2013 që ndalon propagandën e homoseksualëve, lesbikeve dhe transgjinorëve mes fëmijëve. Rusët rrezikojnë një gjobë deri në 5000 rubla, zyrtarët deri në 50.000, dhe personat juridikë deri në një milion. Në të njëjtën kohë, Putin ka deklaruar vazhdimisht se askush nuk shkel të drejtat e komunitetit LGBT në Rusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy