
Lush Susaj, pedagog në Universitetin Bujqësor, thotë se Ministria e Bujqësisë shpërfill mendimin e specialistëve kur është fjala për vreshtarinë. Në studion e MCN Economy, Susaj tha se fermeri gjendet i pambrojtur nga ligji dhe në mungesë të këshillimit shkencor.
Baza shkencore, mafia e projekteve e kanë shkatërruar. Projektet nuk i bën universiteti. Fermeri i gjendur jashtë mbrojtjes ligjore dhe këshillimit shkencor. Ia keni për borxh fermerëve. Shteti nuk duhet t’i delegojë këto punë te militantët. Rrushi sivjet ka qenë fantastik. 7 dynym 900 kv. Ministria nuk dëgjon fjalën e profesorit.
Susaj tha se ligji i kaluar në Parlament është hartuar nga njerëz joprofesionistë.
Në Parlament kanë kaluar një ligj skandaloz mbi bazën e kopjeve për vreshtari. Si e çon veterinerin të bëjë ligjin e vreshtarisë? Këta e shkatërruan vreshtarinë. Këta të gjithë i kanë fëmijët jashtë. E kanë thithur, e kanë rrjepur, e kanë degjeneruar bujqësinë.
Susaj tha se po abuzohet me fondet dhe kjo ndikon direkt në prodhimtari.
Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi marka autoktone. Po nuk i bënë specialistët, nuk i bëjnë dot militantët. Janë marrë paratë për zhdukjen e mizës së gështenjës, në veri luftohet ende me të. Morën paratë për mizën e ullirit, nuk e bënë.
Struktura varietore e vreshtave është kaos. Vjet kilja e rrushit ishte 150 lekë të vjetra. Mbrojtje nuk ka. Nuk kemi identitet varietor, as gjeografik. Rrushi mbeti pa u vjelë.
Nuk kemi strukturë orientuese. Unë nuk do t’ia këshilloja Montepulcianon një fermeri në zonën e Shkodrës.



