Makabritet në Korçë! Nëna lind foshnjën dhe e fut në valixhe/ Burri e gjen të vdekur (VIDEO)

Makabritet në Korçë! Nëna lind foshnjën dhe e fut në valixhe/ Burri e gjen të vdekur (VIDEO)

Një rast makabër ka ndodhur në Korçë, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe e ka mbyllur në valixhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë, në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se foshnjën e seksit mashkull, e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti i gruas.

MCN TV mëson se burri kishte rreth një muaj i rikthyer nga emigrimi dhe kishte konstatuar aromë të rëndë në dollap pa qenë fillimisht në gjendje ta përcaktonte shkakun.

Bazuar në deklarimet e dhëna në polici, burri i ka thënë policisë se kishte mbi një vit që nuk ndodhej në Shqipëri, duke deklaruar prerazi se fëmija nuk ishte i tij.

Teksa çifti ka edhe një fëmijë tjetër rreth 15 vjeç, trupit të pajetë të foshnjës do i bëhet ekspertiza, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa fëmija 15 vjeç nga spektri autik.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.

Policia tha zyrtarisht se, “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy