Gratë që zhduku karantina

Gratë që zhduku karantina

Janë rreth 1 200 gratë dhe vajzat e zhdukura pa gjurmë në 5 muajt e fundit në Peru. Askush nuk e di ku ndodhen, por në të vërtetë e dinë të gjithë.

Shumë prej tyre (nëse jo të gjitha) mund të jenë vrarë brenda mureve të shtëpisë, kjo e fundit e kthyer në burg për shkak të karantinës.

Peruja (vend me 30 milionë banorë) është një nga vendet në të cilat dhuna gjinore dhe ajo në familje është endemike, por edhe e toleruar.

Kjo është arsyeja pse mbyllja në shtëpi për shkak të Covid-19 mund të ketë bërë të shpërthejë dhuna mbi nënat, gratë, motrat dhe bijat.

Sipas Al Jazeera-s, “para COVID-19, pesë gra zhdukeshin në ditë në Peru, por pas bllokimit, ky numër shkoi në tetë”. Ministria e Grave thotë se qeveria po punon për të çrrënjosur dhunën gjinore dhe këtë vit i ka shtuar financimet për programet e parandalimit të saj. Por rezultatet nuk janë entuziazmuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy