Nikolla flet për sulmin me salcë: Vajza, pjesë e një grupi anarkik

Nikolla flet për sulmin me salcë: Vajza, pjesë e një grupi anarkik

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur sot për herë të parë për sulmin me salcë që iu bë më 17 nëntor nga studentja Mirela Ruko e Lëvizjes për Universtitetin. Nikolla tha se protestuesit janë në të drejtën e tyre të protestojnë pasi koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit dhe burgoseshin ka ikur. “Ka pak për të folur, nuk kam dëshirë ta komentoj shumë. Protestuesit janë të lirë dhe në të drejtën e tyre të protestojnë. Iku koha kur protestuesit vriteshin në mes të bulevardit. Megjithatë, Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, jo se derdhi salcën në kokën time, por se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me demokracinë, por është një grup anarkik”, tha ajo në një intervistë në Neës 24.

Nikolla tha se nuk ka pasur mungesë komunikimi me këtë grup studentësh, por veprimi është një dëshirë për t’u shfaqur në pamje heroike.

“Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht. I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike. Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy