“S’e njoh Gugalljan dhe Zoton!”/ Rama: Asnjë mëshirë për ata që më lëshojnë mua dhe skuadrën

“S’e njoh Gugalljan dhe Zoton!”/ Rama: Asnjë mëshirë për ata që më lëshojnë mua dhe skuadrën

Kryeministri Edi Rama gjatë dëshminë në komisionin hetimor për inceneratorët mohoi njohjen personale me pronarët Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton, ndonëse deputeti Belind Këlliçi shfaqi pamje ku kreu i qeverisë shfaqej pranë të lartpërmendurve në Elbasan. Ndërsa deputeti Këlliçi e pyeti përse Gugallja dhe Zoto nuk vijnë në Shqipëri kur janë në kërkim, Rama tha se kjo është çështje e tyre.

 

DISKUTIME

Edi Rama: Këta tre personazhe nuk i njoh. S’i kam takuar ndonjëherë. Këta po kërkohen sepse Prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Nuk flitet për 430 milionë, por për një shifër midis tyre. Nëse gjykata i nxjerr të fajshëm, ata janë të fajshëm. Unë nuk gëzohem për askënd që përfundon prapa hekurave, por ky është një proces i madh historik. Kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që nuk imagjinoheshin.

Këlliçi: Kam një video të 18 prillit kur jeni në një ceremoni në inceneratorin e Elbasanit, dhe pas jush është Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Këta persona ju kanë shoqëruar gjatë ceremonisë ku ju keni marrë pjesë. Si e shpjegoni? Janë prezentë tre metra larg jush.

Rama: Nëse ti njeh njerëzit që ke tre metra mbrapa!

Këlliçi: Ke shkuar te biznesi i këtyre.

Rama: Është njësoj sikur unë të them ja ku është një fotografi e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh të arrestuar për kokainë edhe të ngrija një narrativë. Vendimmarrjet e mia bazohet se kush jam unë, jo te kush është afër meje. Kur unë vendos ka rëndësi vetëm një gjë emri. Prandaj jam shumë i prerë. Unë s’lëshoj njeri, deri në momentin që më lëshon mua. Kur më lëshon mua, misionin tim dhe punën e skuadrës s’kam asnjë mëshirë.  

Këlliçi: Kam VKM-në ku ju me firmën tuaj keni vendosur miratimin e bonusit prej 8 për qind që i jepet shoqërisë “Integrated Energy”. Si ka mundësi që një kompanie që nuk e njihni...Se thoni jeni duar jashtë.

Rama: Nuk i kam duar jashtë, i kam brenda. Duart i kam brenda për të pastruar plehrat jo për të futur duart në buxhetin e shtetit. Bij të atillë që të më diskutojnë mua duart s’ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy