
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Austin, në Teksas.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 13 persona janë plagosur si pasojë e sulmit.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën, tha shefi i policisë në Austrin, Joseph Chacon, në një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë autoritet janë duke shqyrtuar kamerat e sigurisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe për të zbuluar identitetin e personave që qëlluan me armë zjarri.
Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka qënë një përplasje midis bandave.
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



