Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Territori shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa në ortë vijuese parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Kosova gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat Lindore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin përgjatë gjithë 24-orëshit mot të qëndrueshëm, ku deri në orët e mesditës kthjellimet do të jenë më të dukshme. Ndërsa në vijim pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy